Interi përfundoi sezonin e Serie A ashtu siç duhet ta mbyllë një skuadër e vërtetë. Zikaltërit mundën 0-1 Torinon, me një gol të Marcelo Brozovic. Pas sfidës, trajneri i Interit, Inzaghi tregoi se tashmë vëmendja është te finalja e Champions League ndaj Manchester Cityt pas një jave.

“Nesër do të kemi një ditë pushimi, pastaj do të jetë një javë e ngarkuar. Do të jetë ndeshja e 57-të dhe falë 56 të luajtura merituam rezultatin e sotëm. Ne jemi rritur edhe falë disa humbjeve.

Manchester City? Ka shpresë, atëherë e shtuna do të jetë një sfidë e madhe që ne të gjithë e presim me padurim. Dua të duartrokas djemtë sepse duke luajtur kështu sot kundër Torinos me një finale brenda një jave… mund të them se luajtën shumë mirë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: