Lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vijnë, Interi mbetet. Ky është krahasimi mes ekipit të sezonit të kaluar të drejtuar nga Conte dhe të sotmit të udhëhequr nga Inzaghi, të paktën deri në 5 javët e para.

Trembëdhjetë pikë nga 15, me 18 gola të shënuar dhe 5 të pësuar, janë shifra më të mira se ato të startit të vitit të kaluar. Pas 5 javësh, grupi i Conte pati 10 pikë, kishte shënuar 5 gola më pak dhe kishte pësuar 3 më shumë, pa harruar se kalendari fillestar ishte më pak i butë se ai aktual. Fillimi i mbarë gjysma e punës, thotë populli.

Por Inzaghi e di mirë që nuk do të jetë e lehtë, sepse do të ketë sfida me skuadra të tjera më të forta, duke nisur që nga kjo e shtunë me Atalantën në “San Siro”.

Pas pushimit pë shkak të ndeshjeve të kombëtareve, pastaj vijnë përballjet me Lazion, Juventusin, Milanin dhe Napoli. Një muaj zjarri për zikaltrit, ku do të kuptohet nëse do të jetë në gjendje të mbrojë titullin apo starti i tanishëm është thjesht rastësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb