Suksesi në Superkupën e Italisë përballë Milan duket një kujtim i largët, kjo pasi në Serie A ekipi zikaltër po vuan jo pak. E ardhmja mbetet e paqartë, Inzaghi dhe stafi i tij janë nën provim.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Inter nuk arrin të sigurojë një biletë për në Champions, Inzaghi nuk do të konfirmohet në krye të ekipit. Inzaghi-n nuk e shpëton as suksesi në Superkupë e as fitimi i mundshëm në Kupës së Italisë, Champions League është një kusht i pa negociuar.

La Gazzetta
La Gazzetta

Për momentin, Inter ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Lazio dhe një pikë më pak se Milani i vendit të dytë.

Në lidhje me merkaton, përveç çështjes Skriniar, për të cilin shpresojnë që të largohet që në janar, për të përfituar diçka, nuk parashikohen lëvizje as në hyrje e as në dalje.

Lukaku
Lukaku

Në verë, lëvizja e parë do të jetë në fazën sulmuese, nëse Lukaku nuk jep garanci, nuk do të aktivizohet e drejta për të shtyrë rinovimin, do kthejnë belgun te Chelsea, ndërsa do të tentojnë të joshin Roberto Firmino-n, me sulmuesin brazilian që i përfundon kontrata me Liverpool në fund të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: