Simone Inzaghi shijon suksesin e Inter përballë Porto-s, një fitore minimale, por që i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit:

“Kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një skuadër shumë fizike. Ishte një sukses shumë i rëndësishëm duke qenë të vetëdijshëm se në “Oporto” duhet të bëjmë një tjetër ndeshje të madhe.

Lukaku? E dimë se çfarë mund t’i jap ekipit, është një vlerë e shtuar. Është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme, po punon fort dhe mirë. Duhet të vazhdojë kështu”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Sulmuesi belg nuk e fshehu gëzimin e tij për golin e shënuar dhe fitoren që i dhuroi ekipit të tij: “Jam i lumtur për skuadrën, zhvilluam një ndeshje të komplikuar kundër një rivali të vështirë. Në Porto nuk do të jetë e lehtë, ata kanë cilësi për të na vendosur në vështirësi. Janë të zot me topin”, u shpreh Lukaku duke u ndalur në fund në një koment në lidhje me raportin e tij me Barella:

3
3

“Krosi i tij ishte fantastik. Dua ta falënderoj. Nëse më duhet të shkoj në luftë dhe të zgjedh dikë do të merrja pa frikë Barella-n, nuk kam pasur kurrë asgjë personale me të”, theksoi ndër të tjera Romelu Lukaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb