Milan i vendosi nën presion, me fitoren përballë Atalanta-s, por Inter i përgjigjet me personalitet, as që kanë ndërmend të dorëzohen, por e dërgojnë çështjen titull me foto-finsh, në javën e fundit. Zikaltërve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të luten e të “kryqëzojnë gishtat”, i duhet të fitojnë ndeshjen e fundit përballë Sampdoria, por mbi të gjitha urojnë që Sassuolo të vë në jetë një mrekulli dhe të mposht Milan.

Ekipi i Simone Inzaghi kaloi pa shumë problem Caglieri në transfertë, një fitore 1-3 ku la shenjtë Lautaro Martinez me një “dopjetë”. Pas golit të anuluar të Skriniar, Darmian kaloi Inter në avantazh në minutën e 25-ët me një goditje të bukur me kokë. Me fillimin e pjesës së dytë, Martinez realizoi dhe golin e dytë por tre minuta më pas vendasit vendosën në siklet Inter me një super gol duke ngushtuar shifrat në 1-2. Për të mbyllur këtë sfidë mendoi sërish Mertinez në minutën e 84-ët:

“Kjo sfidë nuk ishte e lehtë pas fitores së Milan. Tani gjithçka do të vendoset në javën e fundit, e sigurt është se këtë vit të gjithë janë argëtuar. Ne do ta provojmë deri në fund, duhet që ne të fitojmë dhe Milan të humbas, sigurisht që është e vështirë. Unë personalisht e kam fituar një titull të tillë(me Lazio në 2000 në dëm të Juves). Në futboll nuk duhet të heqësh kurrë dorë dhe skuadra ime nuk ka hequr kurrë dorë”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: