Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dhënë prononcimin e tij para ndeshjes së kthimit në Uefa Champions League me Porton.

“E dimë se çfarë do të gjejmë, e dimë që nesër mund të bëjmë një hap të madh dhe të kthehemi në tetëshen më të mirë në Europë.

Nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ne duam të shkojmë edhe më tej. Pjesa e dytë do të jetë edhe më stimuluese, do të duhet përqendrim sepse gjejmë një ekip të mësuar me këto ndeshje. Çfarë pengesash do të gjejmë? Ne e dimë se përballemi me një ekip cilësor, i kemi parë në ndeshjen e parë, ata janë të fortë në situatat një me një. Ne i dimë statistikat e Portos, italianët kanë vuajtur gjithmonë vitet e fundit, por ne jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar Porton dhe duke parë mbi të gjitha veten. Luhet ndeshja më e rëndësishme e vitit” – Tha ai. Zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: