Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi të martën se këtë vit Spanja ka marrë emigrantë më shumë sesa në tre vjetët e mëparshme së bashku. Sipas IOM-it, deri më 21 tetor, 45.145 burra, gra dhe fëmijë mbërritën në Spanjë nëpërmjet Detit Mesdhe, njofton AP.

Kjo është pothuajse gjysma e 94,000 emigrantëve që kanë hyrë në Evropë nga Afrika e Veriut.

Deti Mesdhe është ende një rrugë e rrezikshme për migrantët që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Evropë dhe 1.887 njerëz humbën jetën në këtë rrugë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb