Apple ka përdorur teknologjinë Touch ID të sigurisë tek pajisjet iOS, e cila përdor gjurmët e gishtave për të hapur telefonin ose tabletin. Tani kompania do që të integrojë një teknologji të re të sigurisë tek iPhone-t. Në një patentë të zbuluar së fundmi nga Cult of Mac, Apple si duket po planifikon të përdorë selfie-t për të zhbllokuar pajisjet mobile.

Përdoruesit duhet të shkrepin një selfie për të vërtetuar se janë ata pronarët e telefonit, dhe vetëm kështu do ta hapet pajisja. Kjo është hera e parë që Apple tregon interes tek teknologjia e njohjes së fytyrës. Në vitin 2010, kompania bleu firmën suedeze Polar Rose, e cila njihet për zhvillimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Duke qenë se Apple vetëm ka aplikuar për këtë patentë, nuk mund të themi me siguri që ajo do të përfshihet tek pajisjet e ardhshme të gjigantit të Kupertinos. Edhe nëse e bën këtë, Apple nuk do të jetë kompania e parë që do të ofrojë këtë veçori. Google ka përdorur një veçori të ngjashme tek pajisjet Android, dhe MasterCard ka zbuluar së fundmi një veçori të tillë të sigurisë që do të përdoret për të autorizuar pagesat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: