Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka njoftuar se dy terroristë të DEASH-it janë ndaluar në qytetin Mosul që ndodhet në veri të Irakut.

Në mesin e terroristëve është edhe i ashtuquajturi operativi i lartë përgjegjës për çështjet financiare të grupit terrorist në Mosul, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Nga mesi i vitit 2014, DEASH-i mori afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë edhe qytetin verior të Mosulit.

Deri në fund të vitin 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, rimori të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.

Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb