IRAK-Zëdhënësi i qeverisë në Irak, Sabah en-Numan në një deklaratë për AA ka konfirmuar se forcat e sigurisë, kanë vendosur kontroll të plotë mbi rafinerinë më të madhe të naftës në vend.

“Aktualisht aty nuk ka pjesëtarë të ISIL-it. Në përleshjet që shpërthyen për ta rimarrë rafinerinë, janë vrarë një numër i madh i pjesëtarëve të ISIL-it”- tha Numan.
Gjatë javës kanë vijuar konfliktet mes pjesëtarëve të ISIL-it (Shteti Islamik i Irakut) dhe forcave të sigurisë për shkak të kontrollit të rafinerisë më të madhe në Tikrit.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë pasur përforcime në luftën me anëtarët e ISIL-it.
Ndërkohë, komandanti në malin Sinjar, Nevaf Hadid es Sinjar ka konfirmuar se janë liruar 18 persona, të cilët për tetë muaj ishin në duart e ISIL-it.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: