IRAK

Eshtrat e mijëra njerëzve, me shumë gjasa nga 6000-12000, janë gjetur në 202 varre të përbashkëta në Irak, në provincën e Ninive, Kirkuk dhe Salaheddin.

Lajmin e ka dhënë misioni i OKB në Lindjes e Mesme, duke shpjeguar që deri tani vetëm 28 varre masive janë ekzaminuar, duke zhvendosur 1258, trupa. ’Këto gropa janë një trashëgimi e Isis, që ka kontrolluar këtë zonë të Irakut nga 2014 deri në 2017. Varret masive të dokumentuara në raportin tonë janë një dëshmi për humbjet humane dhe një vuajtje e thellë për një masakër shokues’- ka thënë përfaqësuesi i OKB në Irak, Jan Kubis.

‘Varret e përbashkëta përmbajnë materiale të rëndësishme të cilat mund të jenë të nevojshme për hetimet ndërkombëtare, për të kuptuar mënyrën se si kanë ndodhur këto vrasje’.

Sipas raportit për tre vjet xhihadistët kanë kryer shkelje sistematike të të drejtave të njeriut – që përbëjnë akte lufte, krime kundër njerëzimit dhe një gjenocid të mundshëm’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb