MOSUL- Imazhe tmerruese janë publikuar sot në mediat ndërkombëtare në të cilat ISIS shfaqet duke vrarë me gurë një çift i cili me sa duket kishte pasur marrëdhënie seksuale pa u martuar ende. Të filmuara në Mosul, imazhet tronditëse tregojnë turmën e njerëzve dhe xhihadistëve që godasin pa mëshire çiftin.

Përpara vendimit për vrasjen e tyre, shfaqet një militant i Shtetit Islamik, i cili lexon me mikrofon akuzën ndaj tyre ndërsa sheshi mbushet me gurë që me pas hidhen ndaj dy të rinjve të cilët, i kanë sytë të mbyllur.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: