Kryeministri iraken, Mustafa al-Kadhimi, ka planifikuar të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi sot zyra e tij.

“Kryeministri al-Kadhimi do të takohet me presidentin Trump, në Shtëpinë e Bardhë, më 20 gusht”, shkruhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Sipas saj, bisedimet e Al-Kadhimi me zyrtarët amerikanë do të trajtojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fushat e sigurisë, energjisë, ekonomisë dhe investimeve.

Vizita do të jetë e para e al-Kadhimi-t, që pas zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit në prill.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb