Në Irak ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit (COVID-19).

“Kanë mbërritur 50 mijë doza nga gjithsej 3 milionë, aq sa kemi porositur nga ky prodhues”, tha zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Seif el-Badr.

Bagdadi gjithashtu ka nënshkruar kontrata për të blerë 16 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, 2 milionë vaksina ruse Sputnik V dhe 2 milionë vaksina nga kompania kineze Sinopharm.

Deri më tani 14.678 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 918.155 raste me virus/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb