IRAK-Pesë të vrarë dhe 32 të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë, gjatë një atentati të ndodhur sot në veri të Bagdatit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurisë të cituara nga tv al Iraqiya.

Burimet bëjnë shkaktar Isis për këtë sulm, edhe pse nuk ka për momentin asnjë deklaratë zyrtare nga ‘Shteti Islamik’ për këtë atentat.

Sulmi ndodhi në rajonin e Salaheddin, përballë një stacioni përgjatë autostradës që lidh Baghdad-in me Mosul.
Shpërthimi ndodhi gjatë orës së drekës, kur kishte shumë njerëz në zonë. Burimet thonë që bëhet fjalë për një atentat terrorist.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb