Parlamenti miratoi të martën ligjin e ri zgjedhor, një nga kërkesat kryesore të mijëra protestuesve për të siguruar një votë më të drejtë.

Ligji i ri do t’i lejojë votuesit të zgjedhin deputetë të pavarur, në vend që të zgjedhin nga listat e partive, si edhe të krijojnë zona zgjedhore të reja, me një vend në parlament për çdo 100 000 votues.

Ndryshimi në ligjin zgjedhor ishte një kërkesë kryesore e mijëra protestuesve, që kanë dalë në rrugë që prej fillimit të tetorit, duke kërkuar gjithashtu edhe largimin e elitës qeverisëse.

Për shkak të protestave, muajin e kaluar Adel Abdel-Mahdi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Protestuesit kërkojnë që kryeministri tjetër të jetë një politikan i pavarur dhe këmbëngulin se nuk do të pranojnë kandidatë të mbështetur nga grupet politike.

Sipas kritikëve, sistemi kontribuon në korrupsion dhe në paaftësinë e institucioneve shtetërore.

Qëndrueshmëria aktuale politike e Irakut është përshkruar si më e keqja në vend që pas rrëzimit të Sadam Huseinit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb