Disa persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë kryebashkiakun e qytetit Karbala në Irakun jugor.

“Guvernatori Abir al-Khafaju u vra derisa ishte në një fushatë inspektimi kundër shkeljeve në rrugët publike”, njoftoi guvernatori i qytetit Karbala, Nassif Jassem al-Khattabi.

Ai shtoi se “viktima po punonte ditë e natë për t’i shërbyer komunitetit dhe interesit publik”.

Forcat e sigurisë nuk kanë njoftuar asnjë arrestim dhe asnjë palë nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb