Baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur forcat e SHBA-së është sulmuar të enjten nga tre raketa Katyusha, njoftoi një oficer i policisë.

Oficeri i policisë së Bagdadit tha se tre raketa shënjestruan bazën ajrore Martir Muhamed Ala brenda aeroportit të Bagdadit.

Oficeri, i cili preferoi të mbetet anonim tha se: “Nuk është e qartë deri më tani nëse ka pasur viktima ose të plagosur si pasojë e sulmit”.

Këtë javë ndodhi një sulm tjetër kur pesë raketa Katyusha goditën bazën ajrore Balad, duke plagosur dy pjesëtarë të sigurimit irakian.

Në bazën ajrore janë vendosur ushtarë irakianë, amerikanë si dhe të forcave të huaja nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb