Tre personel të sigurisë kanë humbur jetën sot gjatë një sulmi nga terroristët e DEASH-it në provincën perëndimore Anbar, theksoi një oficer lokal i policisë.

“Militantët e DEASH-it filluan sulm të armatosur në një post sigurie në zonën Al-Tabaa të provincës Anbar”, tha oficeri për AA.

Ai tha se dy ushtarë dhe një burrë i një fisi pro-qeveritar u vranë dhe dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në sulm.

Një militant i DEASH-it u vra po ashtu në shkëmbimin e zjarrit me forcat e sigurisë.

Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga terroristët që nga vera e viti 2014, vlerësohet të jetë rreth një e treta e sipërfaqes totale të vendit.

Megjithatë, grupi terrorist ka akoma ‘celula të heshtura’ në Irak që fillojnë sulme sporadike ndaj civilëve, forcave të sigurisë, infrastrukturës dhe caqeve të tjera.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb