Protestat antiqeveritare rifilluan sot në Irak, ku vazhdojnë thirrjet edhe për manifestime të tjera nesër, theksuan gazetarët.

Në sheshin emblematik “Tahrir” të Bagdadit, disa qindra manifestues thërrisnin “Të gjithë hajdutë” duke iu drejtuar klasës politike, ndërkohë që në Nassiriya, 300 kilometra më në jug, ata bënin thirrje për rrëzimin e regjimit.

Në Bagdad, manifestuesit me flamujt irakianë në duar thërrisnin “Bagdadi i lirë, Irani jashtë”.

Irani është një prej fuqive më aktive në Irak, së bashku me SHBA-në, armiku i tij i betuar.

Për ekspertët, protesta e tetorit, më e përgjakshmja që ka njohur Iraku që prej rrëzimit të diktatorit, Saddam Hussein në vitin 2003, ka dobësuar vendin duke e bërë atë një pre më të lehtë të lojrave të influencës së dy aleatëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb