Dy ushtarë irakianë kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në krahinën veriore Salahuddin të Irakut.

“Njerëz të armatosur të paidentifikuar që besohet të jenë të lidhur me grupin terrorist DEASH sulmuan selinë e Brigadës së 66-të të Ushtrisë në zonën Mutaibija në pjesën veriore të provincës”, tha një oficer policie.

Në muajt e fundit, terroristët e dyshuar të DEASH-it kanë shtuar sulmet në Irak, veçanërisht në zonën midis provincave veriore Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala.

Grupi terrorist po ashtu mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës të hënën në kryeqytetin Bagdad të Irakut, që shkaktoi vdekjen e 30 personave dhe plagosi 60 të tjerë.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb