Një ushtar irakian u vra në një sulm të dyshuar të organizatës terroriste DEASH në veri të kryeqytetit Bagdad, njoftoi një zyrtar policor.

Militantët e DEASH-it sulmuan një pikë ushtarake kontrolli në rrethin Tarmiyah në provincën Salahuddin, tha kapiteni i policisë Hatem al-Jaberi.

Ai tha se një ushtar tjetër u plagos në sulm, ndërsa sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes të padëmtuar.

Ende nuk ka asnjë koment nga autoritetet irakiane mbi sulmin.

Terroristët e DEASH-it kanë përshkallëzuar sulmet e tyre muajt e fundit, veçanërisht në zonën midis provincave Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala.

Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren ndaj DEASH-it, duke rimarrë të gjitha territoret që grupi terrorist i kontrollonte nga vera e vitit 2014, që vlerësoheshin se përbënin rreth një të tretën e territorit të vendit.

Grupi, megjithatë, ende mban qelitë e fjetura në zona të mëdha në Irak dhe herë pas here kryen sulme sporadike.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb