IRAK- Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka kërkuar nga Australia që të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Irakun përmes dhurimit të armëve dhe trajnimeve.

Komentet e Al-Abadit u bënë pas takimit që  realizoi në Bagdad me kryeministrin australian, Tony Abbot.

Abbot ka arritur në Bagdad mëngjesin e ditës së sotme, raporton Rel.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, kohëve të fundit kanë njoftuar rreth përshpejtimit të programit të trajnimit, me qëllim që të ndihmohen forcat irakiane për tu përballur me militatët e Shtetit Islamik.

Avionët australianë po marrin pjesë në sulmet ajrore kundër objektivave të IS në Siri dhe Irak.

Rreth 200 trupa australiane pritet që së shpejti të arrijnë në Irak për të marrë pjesë në trajnimin e personelit ushtarak të Irakut.

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: