TIRANE
Lufta dhe paqja, individët dhe shoqëria, krimi mjedisor dhe krimet kundër njerëzimit! Një botë mes konflikteve vjen e parë përmes filmave që ngrenë pyetje dhe dilema në Festivali Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në edicionin e tij të 19-të.
I organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, tema e sivjetshme është “Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen” dhe i kushtohet mjedisit bashkë e efektet që kanë veprimet e njeriut në të. Drejtori i festivalit, Kujtim Çashku, shpjegoi konceptin.
Nga rreth 3500 aplikime, festivali ka përzgjedhur 41 filma, të cilët do të shfaqen te Akademia “Marubi” në Akademinë e Sigurisë, në COD , në parlament, te kinemaja “Maks Velo” në Laprakë etj. Luftrat dhe konfliktet në të cilat është përfshirë bota, nga Ukraina, në Gaza vijnë të trajtuara me filma si “Të përgjuarit” apo “Bliks not Bombs”.
Përballë nesh, festivali shtron një sërë çështjesh, që shpesh gjejnë paralele me shoqërinë shqiptare, e cila për Çashkun është ende e papërgatitur.
Duke besuar se filmi nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mënyrë për të treguar të vërtetat, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut ka si qëllim dhe mision të vetin, t’i sjellim spektatorit tonë sa më shumë të vërteta, që vijnë përmes artit të filmit.