Drejtoria e Pikave Kufitare të Irakut bëri të ditur se vendi do t’i mbajë të mbyllura pesë vendkalime kufitare me Iranin në përpjekje për ta luftuar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19.

Alaaddin al-Kaysi, zëdhënësi i drejtorisë, tha në një deklaratë me shkrim se masa është marrë pas një mbledhjeje qeveritare dhe do të vazhdojë deri më 15 mars.

Masa përfshin mbylljen e pikave kufitare Al-Salamja në Basra, Al-Shit në Maysan, Zurbatiyah në Wasit, si dhe Al-Munziriyya dhe Mendili në Diyala.

Vendimi ndalon kalimin e të gjithë udhëtarëve, përfshirë irakianët.

Iraku në shkurt kishte ndaluar hyrjen e të gjithë udhëtarëve që hynin nga Irani si një nga vendet më të prekura nga sëmundja.

Ndryshe, në Irak deri më tani janë konfirmuar 56 raste me COVID-19, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb