Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka konfirmuar 75 vdekje të regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë zbuluar 3.461 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 144.064 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Iraku ka regjistruar gjithsej 5.236 vdekje dhe 103.119 pacientë të shëruar të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Për shkak të trendit në rritje të rasteve të reja të zbuluara me COVID-19, Iraku vendosi një shtetrrethim nga 30 korriku deri më 9 gusht.

Qendrat shëndetësore në Irak përballen me mungesë të pajisjeve për furnizim me oksigjen dhe të atyre mbrojtëse, duke e bërë Komitetin e Lartë për Shëndetësi dhe Siguri Kombëtare të udhëzojë Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë mbështetje për investitorët që duan të ndërtojnë impiante mjekësore për prodhimin e oksigjenit.

Forcat e sigurisë po ashtu janë urdhëruar të zbatojnë vendimet e komitetit, duke përfshirë mbajtjen e maskave, respektimin e distancës sociale, vendosjen e gjobave dhe konfiskimin e automjeteve të atyre që shkelin rregullat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb