Në Iran, 163 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.020 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 326.712, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 18.427.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 284.371 persona, ndërkohë që 4.022 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.686.498 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb