Kompania ajrore iraniane “Iran Air” njoftoi sot se do të ndërpriste të gjitha fluturimet drejt Europës deri në një urdhër të ri.

Komunikata e kompanisë në njoftimin e vendimit nuk përmend në asnjë moment epideminë e COVID-19 si origjina e kësaj mase.

“Iran Air” theksoi se ky vendim erdhi nga shtrëngimet e vendosura kundër tij nga autoritetet europiane për shkaqe të panjohura.

Sipas disa faqeve të specializuara, Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (EASA) kishte ndaluar në shkurt tre avionë të “Iran Air” në hapësirën europiane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb