Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) thanë se kishin parandaluar rrëmbimin e një avioni pasagjerësh mbrëmë.

Në një deklaratë, IRGC thekson se avioni i linjës nga qyteti jugperëndimor i Ahvazit në qytetin veriperëndimor Mashhad ishte në shënjestër të rrëmbimit rreth orës 22:10 sipas kohës lokale (18:40 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Identiteti i rrëmbyesve të dyshuar nuk është zbuluar.

Rrëmbyesit, thuhet më tej, kërkuan të devijojnë avionin e “Iran Air” në një nga vendet e Gjirit Persik para se të njoftohej njësia e sigurisë ajrore e IRGC-së.

Avioni më pas bëri ulje emergjente në qytetin qendror iranian Isfahan.

Askush nuk u lëndua në incident dhe të gjithë udhëtarët u evakuuan në mënyrë të sigurt në një avion tjetër në aeroportin e Isfahanit, thuhet në deklaratë.

Burimet  thanë se çështja është nën hetim dhe ka gjasë të “përfshirjes së jashtme”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb