Në bazë të rezultateve jozyrtare, në zgjedhjet për legjislaturën e 11-të parlamentare në Iran, krahu konservator po kryeson garën me një diferencë të madhe.

Pas procesit të zgjedhjeve që filloi dje në orët e mëngjesit dhe që përfundoi në orën 23:30 në vend sipas kohës lokale, thuhet se numërimi i votave filloi natën.

Zëdhënësi i Qendrës Zgjedhore të Iranit, Ismail Musevi në një deklaratë  se janë përcaktuar rezultatet për 85 nga gjithsej 208 rajonet zgjedhore.

Musevi shtoi se numërimi i votave në Teheran do të përfundojë deri nesër dhe se rezultatet do të bëhen të ditur për opinionin publik.

Sipas rezultateve jozyrtare, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40 për qind ndërsa konservatorët janë duke kryesuar me një diferencë të madhe në të gjithë vendin si dhe në Teheran ku dalin 30 deputetë.

Lista e përbashkët që kanë nxjerrë konservatorët e udhëhequr nga ish-kryebashkiaku i Teheranit dhe ish-komandanti i Forcave ajrore të Gardës Revolucionare, Mohammad Bagher Ghalibaf, deri më tani ka fituar shumicën e votave në Teheran.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb