Shkollat e provincës së Teheranit do të mbyllen deri të premten për shkak të normave të larta të ndotjes atmosferike, njoftuan sot autoritetet iraniane duke e zgjatur mbylljen e shkollave të vendosur të shtunën dhe parashikuar më parë për të zgjatur dy ditë.

Të hënën, një re e dendur mbuloi kryeqytetin iranian, për të tretën ditë radhazi duke zhdukur plotësisht malet e Alborzit që e dominojnë.

“Të gjitha shkollat e provincës së Teheranit (…), duke nisur nga rajonet e Firuzkuh dhe Damavand do të mbyllen gjithë javën për shkak të rritjes së ndotjes atmosferike”, theksoi për shtypin guvernatori i Teheranit, Anoushiravan Mohseni-Bandpey.

Në provincën e Alborz-it, shkollat do të vazhdojnë të mbahen të mbyllura edhe këtë javë”, theksoi zëvendësguvernatori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb