TEHERAN- Miliarderi iranian, Babak Zanjani, u dënua me vdekje për korrupsion, deklaroi zëdhënësi i autoritetit gjyqësor, Gholamhossein Mohseni Ejeie, i cituar nga media.

I arrestuar në dhjetor 2013, Zanjani akuzohej se kishte vjedhur 2,8 miliardë dollarë gjatë taransaksioneve të naftës jo zyrtare që anashkalonin sanksionet ndërkombëtare që i ishin imponuar Iranit, por ai ka ende mundësinë që të apelojë këtë vendim.

Ky biznesmen, 41 vjeç, ka në pronësi shumë ndërmarrje, ku më e rëndësishmja është një kompani ajrore, dhe të gjitha i janë sekuestruar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: