Me vdekjen e 568 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave në Iran nga koronavirusi i ri (COVID-19) shkoi në 96.215.

Në deklaratën nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit thuhet se në 24 orët e fundit janë zbuluar 39.049 raste të reja dhe 4.938 nga këta janë hospitalizuar.

Numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 4.320.266 dhe me vdekjen e 568 personave, numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 96.215.

Ndërkaq, 7.048 nga pacientët me COVID-19 janë në kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 3.648.016.

Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot ka kryer 26.889.997 teste për COVID-19.

– Në Iran gjithsej janë kryer 17.760.262 doza të vaksinës kundër COVID-19

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 14.229.120 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 3.531.142 tjerë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj në vend janë aplikuar gjithsej 17.760.262 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Sipas nivelit të rrezikut, 336 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 84 qytete me alarm “portokalli” dhe 28 qytete me alarm “të verdhë”. Aktualisht hyrja dhe dalja në qytetet me alarm “të kuq” dhe me alarm “portokalli” është e ndaluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb