TEHERAN

Deputetja iraniane Zohreh Elahian njoftoi se është pozitive ndaj koronavirusit të ri (Covid-19).

Sipas lajmit të agjencisë gjysmë zyrtare të Iranit, Fars, këshilltari i Elahian, Mustafa Feyli tha se testi i deputetes ka dalë pozitiv.

Theksohet se Elahian është vendosur në karantinë në një spital në kryeqytetin iranian Teheran dhe se vazhdon trajtimi i saj.

Me këtë numri i deputetëve të diagnostikuar me Covid-19 u rrit në 24.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb