“Të paktën 92 persona u vranë gjatë shtypjes së protestave në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini”, tha OJQ-ja Ihr. Të premten 41 persona u vranë nga forcat iraniane të sigurisë në Zahedan.

OJQ-ja Iran Human Rights (Ihr), me qendër në Norvegji, akuzoi forcat iraniane të sigurisë se kishin “shtypur me gjak” një protestë që shpërtheu të premten pas lutjeve në Zahedan, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistanit, pasi shefi i policisë në qytetin port të Chabahar, gjithashtu në provincën Sistan-Baluchistan, përdhunoi një vajzë 15-vjeçare që i përkiste pakicës sunite të Baluçëve.

Irani pretendon se pesë anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në Zahedan në atë që media zyrtare e përshkruan si një “incident terrorist”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: