Parlamenti i Iranit miratoi një ligj që i klasifikon të gjitha forcat e ushtrisë amerikane si terroriste. Agjencia iraniane e lajmeve ISNA tha se 173 nga 215 ligjvënës votuan pro këtij projetkligji.

Ky hap vjen pasi Shtetet e Bashkuara, më 8 prill, shpallën Gardën Revolucionare të Iranit organizatë të huaj terroriste, transmeton rel. Ligji i ri në Iran kërkon po ashtu nga Qeveria e Republikës Islamike të ndërmarrë masa kundër qeverive të tjera që e mbështesin vendimin e SHBA-së për Gardën Revolucionare.

Deri më tani, Arabia Saudite, Bahrejni dhe Izraeli e kanë mbështetur këtë vendim të SHBA-së.

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm prejse presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, vitin e kaluar, duke i rikthyer sanksionet ekonomike ndaj këtij vendi. Të hënën, SHBA-ja po ashtu ka marrë vendim që të mos e përjashtojë nga sanksionet asnjë vend që vazhdon të blejë naftë nga Irani.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb