Në disa qytete të Iranit qytetarët kanë mbajtur protesta për shkak të marrëveshjes 25-vjeçare për marrëveshjen të cilën e nënshkruan Qeveria e Teheranit dhe Pekinit.

Sipas publikimeve në rrjetet sociale, rreth 200 qytetarë të Teheranit u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit, duke kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes në fjalë. Të tubuarit brohorisnin slogane “Irani nuk është në shitje”, “Vdekje atyre që e shesin atdheun”, “Do të luftojmë, vdesim dhe do ta kthejmë Iranin tonë”.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në provincat tjera Elburz dhe Isfahan në të cilat qytetarët mbanin pankarta me mbishkrimet “Le ta lë Kina, Iranin”, “Dëshirojmë shfuqizimin e marrëveshjes”.

Iranianët që jetojnë në Sidney, Australi, protestuan kundër marrëveshjes para konsullatës kineze në këtë qytet.

Ministrat e Jashtëm kinezë dhe iranianë të shtunën nënshkruan një marrëveshje 25-vjeçare të bashkëpunimit tregtar .

Marrëveshja, e quajtur “Partneriteti Strategjik Gjithëpërfshirës”, përfshin një sërë aktivitetesh ekonomike, nga industria e naftës dhe minierave në promovimin e aktivitetit industrial në Iran, për bashkëpunimin në fushat e transportit dhe bujqësisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb