TEHERAN- Presidenti iranian, Hassan Rohani theksoi sot se përgjegjësia më e madhe e vendeve myslimane ishte korrigjimi i imazhit të islamit në opinionin publik botëror.

“Ne duhet të eliminojmë imazhin negativ të islamit në hapësirën kibernetike dhe në hapësirën reale sot”, deklaroi Rohani në një fjalim të mbajtur në Teheran me rastin e hapjes së një konference ndërkombëtare kushtuar krizës aktuale në botën islamike.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e dhunës, terrorit dhe masakrave kishin ndodhur fatkeqësisht në botën islamike në Afrikë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe në Azinë perëndimore.

“Ne duhet të ngrihemi kundër ideologjisë dhe diskursit të dhunës përhapur nga grupet xhihadiste të armatosura të tilla si Shteti Islamik në rajon dhe më tej, për të reaguar në këtë kuadër duke përfshirë këtu ata që deri tani bombardojnë fqinjët e tyre.

Ai nuk përmendi emrat e këtyre vendeve, por Teherani mbështet në Jemen rebelët shiitë Houthis që luftojnë forcat besnike të pushtetit mbështetur nga një koalicion ushtarak arab drejtuar nga Arabia Saudite, rivali i madh i Iranit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb