Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 599 vdekje nga COVID-19 duke çuar numrin e viktimave në mbi 108 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 33.170 raste të reja ndërsa 4.357 prej tyre janë hospitalizuar.

Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5.025.233 ndërsa i viktimave në 108.393.

Numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdes intensiv është 7.860.

Në Iranin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh deri më sot 19.09.623 persona kanë marrë dozën e parë dhe 9.058.204 tjerë dozën e dytë. Sipas kësaj në vend janë aplikuar gjithsej 28.067.827 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas nivelit të rrezikut, 306 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 110 qytete me alarm “portokalli” dhe 32 qytete me alarm “të verdhë”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb