Ka shkuar në 6733 numri i viktimave nga COVID-19 në Iran, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 vdekje të reja.

Zyrtari i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 viktima dhe 1 481 raste të reja me COVID-19.

“Numri i viktimave ka arritur në 6 733, ndërsa numri i rasteve në 110 767. Gjithashtu 2 713 prej personave të prekur nga virusi ndodhen në gjendje të rëndë ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 88 357”, shtoi Jahanpour.

Ai theksoi se në të gjithë vendin janë kryer 615 477 teste të COVID-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb