Një tërmet me magnitutë 5.6 të shkallës Rihter, ka goditur Iranin jugperëndimor. Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar.

“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.

“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”, shtoi më tej ai.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash në 10:05 pasdite. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb