Liqeni Urmia, që gjendet në veriperëndim të Iranit, rrezikon të thahet për shkak të thatësirës që ka prekur gjithë këtë vend.

Ky liqen dikur ishte një nga liqenet më të mëdha të kripur në botë, por për shkak të digave dhe thatësirës, ​​ai është zvogëluar për dekada. Gjatë viteve të fundit, ekspertët kanë marrë një numër masash për rikuperimin e tij.

Kripësia e lartë e ujit në këtë liqen ka çuar në zhvillimin e algave, për shkak të të cilave ngjyra e ujit është bërë e kuqe.

Një fotoreporter shkrepi fotografitë e vizitorëve duke shijuar bukurinë e mahnitshme të liqenit Urmia.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb