Ka vdekur burri më i vjetër i Iranit, që sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Lajmin e bën me dije agjencia shtetërore Irna, që saktëson që i moshuari nga vdekur për shkak të moshës. Ahmad Soufi, anëtar i minorancës kurdë, është shuar në Saqqez, në provincën e Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së identitetit burri kishte lindur në 28 shkurt 1882, shumë përpara personit që njihej zyrtarisht si burri më i vjetër në botë, japonezi Kane Tanaka, që është 117 vjeç.

Soufi nuk ishte klasifikuar në listën e personave më të vjetër në botë, ku në vend të parë ishte japonezi. Agjencia Irna publikon një kopje “chenasnameh” (equivalente me regjistrin familjar) dhe kartën e tij të identitetit, ku të dyja shkruan për lindjen që i takonte shekullit XIX. Kurdët janë të njohur në Iran si një popullsi që jetojnë mbi 100 vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb