Dyzet e katër fëmijë thuhet se u vranë gjatë protestave në Iran. Amnesty International ka bërë të ditur se ka dokumentuar emrat dhe të dhënat e fëmijëve dhe se ka mbledhur informacione për kërcënimet që kanë marrë nga qeveria familjarët e 13 viktimave të vogla. Kjo bëhet e ditur nga Iran International. Të afërmit u detyruan t’i varrosnin fëmijët në fshatra të largëta dhe u ndaluan të shpërndanin imazhe në mediat sociale.

Sipas raportit, 34 fëmijë janë vrarë nga plumbat në zemër, kokë apo organe të tjera vitale, katër me të shtëna nga afër, pesë vdiqën si pasojë e sulmeve dhe një u mbyt nga gazi lotsjellës.

Gjykata e Lartë e Republikës Islamike të Iranit ka dënuar me vdekje një protestues të dytë, Mahan Sadrat Marni. I lindur në vitin 1978, sipas autoriteteve gjyqësore iraniane, ai është fajtor për rrezikimin e sigurisë së vendit. Sipas asaj që babai i tij, Kazem Sadrat Marni, i tha gazetës së pavarur “Shargh Daily” burri është në pritje të ekzekutimit.

Gjykata e Lartë ka konfirmuar gjithashtu dënimin me vdekje të një protestuesi të tretë, Mohammad Broghani, i akuzuar për “luftë ndaj Zotit” dhe për pjesëmarrje në protesta, të cilat shpërthyen në vend pas vdekja e vajzës kurde iraniane 22-vjeçare Mahsa Amini më 16 shtator.

Nga ana e saj, Amnesty International tha në Twitter se një tjetër protestues iranian, Sahand Nourmohammad Zadeh, u dënua me vdekje për gjoja “rrëmbim të një parmake në autostradë dhe zjarrëvënie të kazanëve të plehrave dhe gomave” me qëllim “prishjes së qetësisë”.

Më 8 dhjetor, autoritetet iraniane ekzekutuan protestuesin e parë, Mohsen Shekari , i arrestuar gjatë protestave që shpërthyen shtatorin e kaluar, i dënuar për plagosjen me thikë të një agjenti të sigurisë dhe mbylljen e një rruge në kryeqytetin Teheran. Shekari u shpall fajtor për luftime dhe gjuatje me armë me qëllim vrasje, shkatërrim të terrorit dhe prishjen e rendit dhe sigurisë së shoqërisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb