Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi  sulmet terroriste që ndodhën në Bagdad gjatë të cilave dhjetra njerëz të pafajshëm u vranë dhe u plagosën.

Duke fituar simpatinë e popullit dhe qeverisë iraniane, Saeed Khatibzadeh tha se terrorizmi ka shënjestruar edhe një herë Irakun dhe synon të prishë paqen dhe stabilitetin e vendit.

Khatibzadeh kërkoi që  të merren masat  nga forcat irakiane të sigurisë, për të rivendosur sigurinë dhe rendin,  gjithashtu dhe të arrestohen autorët duke çrrënjosur ideologjinë Takfiri.

Ai tha se si më parë, Irani është i gatshëm t’i sigurojë Irakut çdo ndihmë të nevojshme për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se terroristi i parë vetëvrasës shpërtheu veten pasi bëri sikur ishte i sëmurë që njerëzit të mblidheshin rreth tij, dhe terroristi i dytë hodhi në erë veten kur njerëzit po përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit.

Sipas raporteve të mediave Irakiane, 21 janë vrarë dhe 44 të tjerë janë plagosur gjatë dy sulmeve vetëvrasëse në Bagdad.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb