Irani i ka dërguar gati 5 milionë fuçi naftë regjimit të Bashar al-Asadit në Siri në muajin e fundit dhe si shpërblim synon të konsolidojë pozicionin e tij në rajon duke përdorur asetet strategjike dhe burimet e Sirisë.

Irani që nga marsi ka rritur mbështetjen për regjimin përkundër krizës në rritje të karburantit në qytetet e mëdha të Sirisë si Halep, Damask dhe Tartus.

Irani, i cili transportoi më shumë se 3 milionë fuçi naftë në Siri muajin e kaluar me 4 cisterna nafte me emrin Arman 114, Sam 121, Daran dhe Romina, pritet të arrijë në portin e qytetit sirian Baniyas këtë javë.

Sipas kësaj, në muajin e fundit mbështetja e naftës së Iranit për regjimin do të arrijë në 5 milionë fuçi.

“Mbështetja e Iranit vjen me një çmim të lartë për të ardhmen e Sirisë”

Sipas ekspertëve, derisa vazhdojnë dërgesat e naftës për regjimin si pjesë e angazhimit të tyre për të mbajtur Asadin në pushtet, Irani po përpiqet të forcojë efektin e tij për negociata të mundshme në rajon.

Studiuesi i lartë dr. Ali Bakeer në Universitetin e Katarit Qendra Ibn Haldun për Shkencat Humane dhe Sociale deklaroi se administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden injoroi shkeljet e sanksioneve të Iranit dhe regjimit të Asadit.

“Kjo konfirmon perceptimin e mëparshëm se administrata e Bidenit do t’i dorëzohet Teheranit për të ringjallur Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit. Rezultati i drejtpërdrejt i një politike të tillë do të inkurajojë Iranin dhe do të forcojë veprimtaritë rajonale të Ushtrisë së Gardës Revolucionare, veçanërisht në Siri dhe Irak. Dërgesat e naftës janë pjesë e angazhimit të Iranit për të mbajtur Asadin në pushtet. Një mbështetje e tillë vjen me një çmim të lartë për popullin sirian dhe për të ardhmen e Sirisë. Në këmbim të dërgesave të naftës, Irani praktikisht përdor asetet strategjike dhe burimet e Sirisë. Kështu Irani përmirëson pozicionin e tij në Siri kundër aleatëve dhe rivalëve të tillë si Rusia dhe Turqia”, tha Bakeer.

Ai theksoi se nëse SHBA-ja vazhdon të injorojnë shkeljet e Iranit në Siri, “teatri sirian” do të nxehet. “Kjo do të inkurajojë regjimin e Asadit dhe aleatët e tij për të destabilizuar situatën dhe për të shkaktuar konflikt midis disa lojtarëve rajonalë atje”, tha Bakeer.

“Irani po përpiqet të forcojë efektin e tij kundër negociatave të mundshme”

Prof. dr. Nurşin Ateşoğlu Güney pranë Universitetit Nişantaşı Fakulteti Ekonomik, Shkencat Administrative dhe Sociale Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe anëtar i Fakultetit tha se pas ndërhyrjes në Irak në vitin 2003, Irani nuk donte të bënte lëshime nga fitimet e tij në zonën e njohur si “Gjysmëhëna Shiite”, përfshirë Libanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin, pavarësisht sanksioneve.

Sipas tij, Irani po përpiqet të mbrojë ndikimin dhe efektin e tij deri më tani. Güney tha se Irani ka përjetuar vështirësi në këtë pikë për shkak të sanksioneve dhe presioneve politike.

“Përballë mundësisë së kthimit të SHBA-së në marrëveshjen e re bërthamore, Irani po përpiqet të rrisë fuqinë e tij të negociatave në tryezë duke bërë fortifikime në këto sfera ekzistuese të ndikimit. Ekziston një administratë amerikane e vendosur të kthejë ndikimin e Iranit në këto zona, e cila është nën presion të madh. Disa aleatë perëndimorë janë gjithashtu të pakëndshëm me këtë politikë ekspansioniste të Iranit”, shtoi Güney.

Ai tha se Qeveria e Teheranit po përpiqet të forcojë efektin e saj për negociata të mundshme. “Në të vërtetë, Irani është një vend revizionist, por forca e tij aktuale nuk është e mjaftueshme për t’i bërë këto ëndrra të vërteta”, tha Güney.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb