Zyrtarët iranianë dhe kinezë kanë bërë thirrje për krijimin e një administrate gjithëpërfshirëse në Afganistan.

Ambasadori i Iranit në Kinë Mohammad Keshavarzzadeh i bëri vërejtjet në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të departamentit të Çështjeve Aziatike të Ministrisë së Jashtme kineze Liu Jinsong.

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi mënyrat e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mënyrën e bashkëpunimit me shtetet fqinje të Afganistanit.

Zyrtarët theksuan nevojën për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Afganistan, të drejtën e njerëzve të tij për të zgjedhur zhvillimin dhe parimin e fqinjësisë së mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb