Lideri suprem i Irani, Ayatollah Ali Khamenei ka falur “dhjetëra mijëra” të burgosur, përfshirë disa të arrestuar nga protestat antiqeveritare.

Megjithatë, falja e miratuar nga Ali Khamenei erdhi me kushte, sipas detajeve të shpallura në raportet e medias shtetërore, të cilat thanë se masa nuk do të zbatohej për asnjë nga shtetasit e shumtë të dyfishtë të mbajtur në Iran.

Mediat e huaja shkruajnë se të akuzuarit për “korrupsion”, një akuzë kapitale e ngritur kundër disa protestuesve, katër prej të cilëve janë ekzekutuar, nuk do të falen. Po ashtu nuk do të zbatohen dhe për ata që akuzohen për “spiunim për agjencitë e huaja” apo ata “të lidhur me grupet armiqësore ndaj republikës islame”.

Irani u përfshi nga protesta që prej shtatorit, e cila përkon me vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, ku më pas u shndërrua në lëvizje për rrëzimin e regjimit.

Sipas mediave të huaja, rreth 20000 persona janë arrestuar, ndërsa dyshohet se 500 janë vrarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb