Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi ky shtet akuzohet se fshihet pas sulmeve kibernetike në Shqipëri.

Por, fakte që implikonin Iranin pas këtij sulmi ishin deklaruar dy muaj më parë nga Karamuço në një bisedë në emisionin ‘Open’ në News24.

“Besojini profesorëve që mësojnë fëmijët tuaj. Analiza dhe gjetjet në emisionin Open në News24 dolën 100% të vërteta. Zbuluam me saktësi që para 2 muajve, Iranin, madje edhe emrat e grupimeve të Hackers që sulmuan vendin tonë.”, shkroi në Facebook Karamuço.

CFARE DEKLAROI KARAMUCO NE OPEN
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se dyshohet se pas sulmit kibernetik ne Shqiperi që të jetë kryer nga dy organizata hakerimi nga Irani.

Sipas tij sulmi kibernetik lidhet me muxhahedinët e strehuar në Manzë dhe është realizuar pasi Irani e konsideron Shqipërinë një shtet armik.

“Ka një propagandë shumë të egër që vjen nga Irani. Irani ka kohë që na konsideron vend amiqësor. Ata kanë dy grupe. Black Shadow dhe Deus që edhe në Amerikë janë konsideruar si grupe kibernetike. Besohet se edhe sulmi ndaj sistemeve tona ka ardhur nga Irani, nga këto dy organizata, që kanë lidhje edhe me Rusinë. Pikëpyetja është nëse këta tentuan të godasin sistemet tona apo të përvetësojnë informacione nga sistemi ynë dhe të na vendosin gjobë. Në shumicën e rasteve këto dy grupe përdorin gjobën virtuale, i inkriptojnë dhe kërkojnë gjobë. Gjëja më e mirë që ka bërë qeveria shqiptare edhe në bashkëpunim me agjencitë partnere ka bërë një shut-doën total të sistemit. Ka kosto të lartë ky sistem. Ne jemi në kulmin e një lufte hibride. Mos e prisni në forma të tjera por në këtë linjë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb