“Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) është plani global i nënshkruar për energjinë bërthamore gjithashtu nga SHBA-ja dhe me akronimin “C” që nënkupton fjalën “plotësisht”, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohammad Javad Zarif në rrjetin social Twitter.

Ai iu përgjigj një letre të nënshkruar nga 70 demokratë dhe 70 anëtarë republikanë të Dhomës amerikane të Përfaqësuesve mbi nevojën e një marrëveshjeje të re bërthamore me Iranin.

Diplomati iranian vazhdoi duke rikonfirmuar se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ishte zbatuar vetëm nga Irani dhe se SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania duhej të mbajnë angazhimet e tyre të ndërmarra, por që nuk janë mbajtur.

“Irani do të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb